AKSION MASIV PËR PASTRIMIN E DEPONIVE TE EGRA NË SHKUP 24.4.2019

 

Disa mijëra qytetarë, punonjës në administratën e qytetit, komuna dhe ndërmarrjet publike, studentët nga të gjitha universitetet e Shkupit, përfaqësues të OJQ-ve dhe përfaqësive diplomatike, si dhe nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, sot morën pjesë në aksionin masiv për pastrimin e deponive ilegale në territorin e Shkupit, i cili po zhvillohet sot në të gjitha 10 komunat në Shkup.

Në aksionin për pastrimin e lokacionit para hotelit "VIP" u bashkangjit edhe kryetari Petre Shilegov dhe kryetarja e Këshillit të Qytetit të shkupit, Ljubica Jançeva.

 

 

- Me masivitetin e këtij aksioni ne duam ta tërheqim vëmendjen e qytetarëve dhe të tregojmë për dëmin e shkaktuar nga trajtimi i papërgjegjshëm me mbeturinat dhe rrezikun e krijimit të deponive. Deponitë jo vetëm që dëmtojnë mjedisin jetësor, por edhe paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve. Enti shtetëror për statistikë publikoi kohë më parë të dhëna se një banor në vend gjatë vitit të kaluar ka krijuar 412 kilogramë mbeturina, që është 8.6 % më shumë se në 2017. Pikërisht për këtë arsye, Qyteti i Shkupit këtë vit ka filluar procedurën për blerjen e 540 kontejnerëve statike për deponimin e mbeturinave komunale me kapacitet prej 3.200 litra - tha sot kryetari Shilegov.  

 

 

Ai shtoi se ky lloj kontejnerësh është siguruar për herë të parë në Qytetin e Shkupit dhe përparësia e tyre më e madhe përveç funksioneve të shumta të avancuara që i kanë, është që ata të mbledhin tre herë më shumë mbeturina sesa kontejnerët klasikë që përdoren aktualisht në qytet.

 


 

 

- Do ta shfrytëzoj këtë mundësi për të dërguar thirrje bashkëqytetarëve të mi që më përgjegjësi t'i trajtojnë mbeturinat dhe t'i hedhim ato vetëm në vendet e parashikuara për to. Pastërtia e qytetit tonë para së gjithash varet nga përgjegjësia e secilit prej nesh individualisht. Shkupi mund dhe duhet të jetë qytet i pastër dhe kjo arrihet vetëm nga sjelljet e përgjegjshme me mbeturinat që i krijojmë. Vetëm së bashku mund ta sigurojmë të ardhmen tonë të pastër, për shkak të shëndetit tonë, për shëndetin e fëmijëve tanë - theksoi Shilegov.

 

 

Aksioni me moton "Bëhu pjesë e ardhmërisë së pastër" organizohet nga NP "Higjiena komunale" dhe Qyteti i Shkupit. Në aktivitetet e pastrimit morën pjesë zëvendës-kryeministri Bujar Osmani, zëvendës-ambasadorja e SHBA Mikaella Shvajcer Bllum dhe Ambasadori i Francës, Khristian Timonie.

Aksioni zhvillohet sot njëkohësisht në këto lokalitete:
Komuna Gazi Babë: Rr.808, nga rest.”Dojrana” në drejtim të “Fershpedit”. 
Komuna Aerodrom: Qendra e transportuese, në drejtim të Fondit Pensional dhe bregut të lumit Vardar. 
Komuna Kisella Vodë: Salla “Fidanishte” 
Komuna Qendër: Para Hotelit VIP, përballë TVM-së, në drejtim të QMK dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. 
Komuna Karposh: Semaforët para rrugës Momin potok, në drejtim të Ambasadës së SHBA-ve.
Komuna Gjorçe Petrov: Fushat e lojës afër lumit, majtas semaforëve te Tineksi.
Komuna Saraj: Parku në afërsi të komunës.
Komuna Çair: Tophanë, udhëkryqi që lidh rrugët Xhon Kenedi dhe Brigadën Maqedono - Kosovare
Komuna Butel: Seravë, në drejtim të Shtëpisë për përkujdesje ,,25 Maji”
Komuna Shuto Orizare: Stacioni i fundit i autobusit nr 19-të.