LARGOHEN 150 METËR KUB MBETJE NË AKSIONIN PËR PASTRIMIN E DEPONIVE TË EGRA NË AERODROM DHE KISELLA V 2.5.2019

 

Ekipet e NP ,,Higjiena Komunale” –  me urdhër të Qytetit të Shkupit  sot zhvilluan aksion për pastrimin e deponive të egra që gjendeshin në vendbanimin Lisiçe e Epërme, në rajonin ku kufizohet komuna Aerodrom dhe Kisella Vodë.

 

 

Në kuadër të këtij aksioni u pastruan dhe transportuan rreth 150 metër kub mbetje komunale, mbetje nga ndërtimtaria dhe mbetje të vëllimshme, ndërsa aktivitetet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

 

 

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve për ta ruajtur mjedisin jetësor dhesipërfaqet  publike nga ndotja, ndërsa mbeturinat qe krijohen nga amvisëritë  t'i hedhin ekskluzivisht në kontejnerët të dedikuar për mbeturinat komunale.