APEL PËR TRANSFERIMIN E AUTOMJETEVE NGA RINGU I MADH 6.5.2019

Për shkak të vizitës së Papa Françeskit, në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të trafikut dhe ndryshime në lëvizjen e qytetarëve.

Për shkak të regjimit të posaçëm të lëvizjes, qytetarët që jetojnë në pjesën qendrore të qytetit, në zonën “Ringu i madh” të martën nuk do të mund t'i përdorin automjetet e tyre, ndërsa nëse duan t'i përdorin automjetet do të duhet të njëjtat t'i heqin sot nga zona restriktive.

 

Apelojmë, qytetarët që jetojnë në zonën qendrore të qytetit (në zonat A1, A3, A4, A5, A06, A8, B2, B3, B6 dhe B7) duke filluar nga e hëna 6.05.2012 pas orës 16 t'i zhvendosin automjetet e tyre dhe t'i parkojnë ato në afërsi të Kuvendit të Qytetit, Zona C80 dhe C81 ose Zona C33 (nën stacionin hekurudhor) dhe parkingjet publike ZOIL dhe Kombinati i duhanit.

 

Qytetarët të cilët kanë nevojë për automjetet e tyre më 07.05.2019 do të duhet t'i zhvendosin të njëjtat jashtë zonës restriktive më 6 maj 2019, përndryshe automjetet nuk do të mund të dalin nga zona restriktive gjatë kohës së regjimit të posaçëm të trafikut.

Të gjitha parkingjet me të cilat menaxhon NP “Parkingu i qytetit” -Shkup do të jenë falas nga data 06.05.2019 (e hënë) pas orës 16:00.

Garazhet në kate "Beko" dhe "26 Korriku" nuk do të përdoren të martën, më 7 maj 2019, respektivisht do të mbyllen.