DO TË ZHVENDOSEN PËRKOHËSISHT KONTEJNERËT NGA RRUGËT E KOMUNËS QENDËR 6.5.2019

Qyteti i Shkupit dhe NP ”Higjiena Komunale”  i informojnë qytetarët e komunës Qendër, se në prag të vizitës apostolike të Papa Françeskut do të zbatohen masat e sigurisë të cilat kërkojnë zhvendosjen e përkohshme të kontejnerëve për hedhjen e mbeturinave.

Respektivisht, sonte më 06.05.2019, rreth orës 22:00 do të zhvendosen kontejnerët në 45 lokacione në këto bulevarde dhe rrugë: Goce Delçev, Sh. Klimenti i Ohrit, Nënë Tereza, Dame Gruev, Filipi i Dytë, VMRO, OrceNikolov, Mitropolit Teodosij Gologanov, Qirili dhe Metodi, si dhe në Kejin 13 Nëntori. Kontejnerët për hedhjen e mbeturinave do të kthehen në lokacionet e tyre të nesërmen më 07.05.2019, rreth orës 22:00.


Apelojmë deri te qytetarët që ndërkohë të përmbahen nga hedhja e mbetjeve komunale.