MIRËNJOHJE NGA QYTETI I SHKUPIT PËR LEGJENDËN E BASKETBOLLIT LLAZAR LEÇIÇ 9.5.2019

 

 

 

Kryetari Shilegov sot u takua me legjendat e basketbollit të ish Jugosllavisë të cilët po qëndrojnë në Shkup për ta shënuar ditëlindjen e 80-të trajnerit të basketbollit Llazar Leçiç. Për kontributin e tij të shquar në krijimin dhe rritjen e basketbollit modern të Maqedonisë, Shilegovi i ndau mirënjohje Leçiçit – motivuesit të pazëvendësueshëm të shumë brezave të basketbollit.

 

 

 

- Lojën e parë të basketbollit që e kam shikuar është atëherë kur “Cibona” ishte “Lokomotiva”. Ju jeni idolët e mi, përgjatë shumë viteve ju u keni dhuruar gëzim shumë gjeneratave, dhe nuk ka ndjenjë më të mirë se kur i jepni lumturi dikujt. Faleminderit për nderin që ia bëtë Shkupit dhe Llazar Leciçit tonë, me praninë tuaj. Llazo është legjendë sportive, ai është njeriu që solli basketbollin në Shkup dhe krijoi gjenerata të lojtarëve më të mirë të basketbollit. I uroj atij ditëlindje të lumtur dhe shumë momente të bukura të kaluara në një shoqëri të këndshme si kjo - tha Shilegov.

Lecic nga Shkupi fitoi pllakë nga Ura e Gurit dhe u falënderua për nderin e treguar.

 

 

 

Në takimin e sotshëm që u mbajt në Qytetin e Shkupit "djemtë e artë të basketbollit jugosllav" treguan anekdota për lojërat e tyre në garat vendore dhe ndërkombëtare, ata gjithashtu folën për rëndësinë e medaljeve të fituara dhe të ardhmen e këtij sporti shumë të popullarizuar .

 

 


Në nder të Llazar Leçiçit dhe ditëlindjes së tij të 80-të sot do të mbahet dhe Akademia e organizuar nga Komiteti Olimpik i Maqedonisë, Federata e basketbollit të Maqedonisë, Agjencia për Rini dhe Sport, KB “Rabotniçki” dhe KB “MZT” Shkup Aerodrom. Qëllimi i organizatorëve është t'i japin mirënjohje këtij gjiganti sportiv për gjithçka që ka bërë për basketbollin maqedonase dhe jugosllav.