SHTABI I KRIZAVE AKTIV NË TERREN PARA STUHISË SË PARALAJMËRUAR 13.5.2019

 

   

 

Në përputhje me udhëzimet e Shtabit të krizës, i cili dje zhvilloi takim në lidhje me stuhinë e paralajmëruar "Andrea" dhe pas ndarjes së  obligimeve ndërmjet ndërmarrjeve publike, ekipet e "Ujësjellësi dhe kanalizimi" dolën në terren kryen aksion të jashtëzakonshëm për të pastruar pusetat  në rrugët dhe pikat kritike nëpër qytet, ndërsa  ekipet e NP "Rrugët dhe rrugica" me makineri pastruan kanalet kryesore në Shkup. Kanalet pastrohen për të siguruar rrjedhje të pandërprerë të ujit nga reshjet e mëdha eventuale të shiut.

 

 

Sipas paralajmërimeve, stuhia “Andrea” e cila pritet që në ditët në vijim ta kaplojë rajonin, mund të sjellë reshje të mëdha prej 50 deri në 80 litra për metër katror.

Në takimin në Qytetin  e Shkupit, me të cilin dje udhëhoqi Dushko Veskovski, drejtor i NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" u koordinuan aktivitetet dhe u ndanë obligimet ndërmjet ndërmarrjeve publike, brigadës zjarrfikëse, shërbimet e inspektimit dhe komunat tjera  dhe institucionet shtetërore.

 

 


Shtabi i Krizave i Qytetit të Shkupit apeloi të shkyçen pompat e gropave ndërtimore dhe qytetarët t'i raportojnë problemet në numrin 193 dhe të mos parkojnë vetura nën dru-reshtët dhe në afërsi të kanaleve. Përveç kësaj, udhëzohen qytetarët në rast të shkarkimeve elektrike të mos qëndrojnë jashtë dhe nën drurë.