PERFORMANCË E SUKSESSHME E EKIPEVE SPORTIVE TË QYTETIT TË SHKUPIT NË GARAT NË PODGORICË 16.5.2019

 

 

 

 

Ekipet më të mira sportive të shkollave të mesme nga Shkupi, të cilat dje garuan me moshatarët e tyre nga qyteti i binjakëzuar Podgoricë, Mali i Zi, arritën rezultate solide.

Ekipet nga Shkupi garuan me bashkëmoshatarët e tyre nga Podgorica në basketboll, hendboll dhe futsall në konkurrencë të meshkujve dhe femrave, si dhe në volejboll në konkurrencë të femrave.

 

 

 

Volejbollistët tanë ishin më mirë se kundërshtarët e tyre dhe fituan me 2: 0, ndërsa hendbollistet humbën vetëm me një gol diferencë, respektivisht 19:20, ndërsa hendbollistët luajtën me barazim 17:17. Në futsall meshkujt ishin më të suksesshëm dhe fituan me rezultat 5: 4, ndërsa vajzat humbën 3: 4. Në basketboll vajzat humbën 39:49, ndërsa meshkujt fituan 44:36.

Nxënësit nga Shkupi patën mundësinë të shëtisin nëpër Podgoricë dhe të vizitojnë monumentet e qytetit.

 

 

 

Garat e ekipeve më të mira sportive nga shkollat e mesme nga Shkupi në Podgoricë janë vazhdimësi e praktikës së organizimit të garave të këtilla, ndërsa viteve të fundit janë organizuar gara sportive në Nirnberg, Stamboll, Nish, Zagreb, Lubjanë, Sofje dhe Beograd.

 

 

 

Gjatë këtij viti shkollor, në sistemin e garave në shkollat ​​e mesme në Shkup morën pjesë 245 ekipe dhe u zhvilluan mbi 1.000  gara ku u përfshinë rreth 7.000 nxënës nga 29 shkolla të mesme në Shkup. Për organizimin dhe realizimin e sportit shkollor në Shkup, Qyteti i Shkupit këtë vit ka ndarë 3.500.000 denarë. Përveç kësaj, këtë vit u ndau bursa nxënësve të shkollave të mesme nga Shkupi, respektivisht ndau 105 bursa në vlerë prej 3.000 denarë në muaj, për 8 muaj, mjete këto të siguruara nga buxheti i Qytetit të Shkupit.