MATURANTËT LUAJTËN KUADRIL PËR HERË TË 13 –TË 6.6.2019

 

 

 

Në sheshin "Maqedonija" sot (17 maj 2019, e premte) u mbajt " Parada e maturës 2019" dhe maturantët  nga Shkupi, saktë në mesditë, bashkë me moshatarët e nga disa qytete në vend dhe Evropë, për herë të 13-të e luajtën “kuadril” nën tingujt e operës së shtrausit. Paradën e maturës, e 13-ta me rradhë e hapi kryetari i Qytetit të Shkupit,Shilegov

 

 

 

-Të dashur maturantë, pas përfundimit të arsimit të mesëm ju mbyllni një kapitull në jetën tuaj, kapitull në të cilin jam i bindur, duke pasur parasysh se si ngadalë po i përmirësojmë kushtet në shkollat ​​tona është një periudhë në të cilën ju keni fituar njohuri për të ardhmen e mëtejshme. Për fatin tonë dhe tuajin për herë të parë ne mund vërtetë t'i themi Evropës se jemi pjesë e saj, unë jam i bindur se shokët e juaj nga 25 vende të ndryshme të Evropës për herë të parë ju ndjejnë si pjesë e saj. Dua t'ju uroj të gjithëve të keni verë të suksesshme dhe regjistrime të suksesshme, ndërsa njohuritë dhe përvojën që keni fituar në 4 vitet e fundit në shkollat e mesme do t'ju ndihmojë nga dita në ditë për të qenë njerëz më të mirë dhe më fisnik dhe për të ndërtuar marrëdhënie të mira me njerëzit rreth jush – tha Shilegovi para maturantëve.

 

 

 

Në Paradën e maturës sivjet morën pjesë mbi 1.000 nxënës nga 22 shkolla të mesme në Shkup, si dhe maturantë nga 15 shkolla të mesme nga Ohri, Struga, Strumica, Gjevgjeli dhe Vallandovë.

Para fillimit të vallëzimit “kuadril” maturantët dhanë betimin për paqe dhe tolerancë dhe kundër dhunës.

 

 

 

Organizatorë të manifestimit të sivjetmë "Parada e matures" janë Drejtoria për kulturë  dhe art - Shkup në bashkëpunim me klubin vallëzues "Ritam Plus", ndërsa nikoqir është Qyteti i Shkupit. Mbështetës i kësaj ngjarje tradicionale është Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.