MBI 3.400 QYTETARË KANË APLIKUAR NË QYTETIN E SHKUPIT PËR SUBVENCIONE PËR BIÇIKLETË 27.5.2019

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se sot e mbyll thirrjen publike për subvencionimin e blerjes së biçikletave për vitin 2019, meqë mjetet e parapara financiare janë shterur. Andaj, kërkesat për subvencione për biçikleta nga nesër (28.05.2019) e martë, nuk do të pranohen.

Deri më tani, në këtë thirrje publike kanë arritur 3.472 kërkesa nga qytetarët për subvencionimin e blerjes së biçikletave. Mbyllja e thirrjes është në përputhje me nenin 4, paragrafi 4, të Rregullores për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga buxheti i Qytetit të Shkupit për të subvencionuar qytetarët në Qytetin e Shkupit për blerjen e biçikletave në vitin 2019.