RIPAROHET RRUGA DIMITRIJA ÇUPOVSKI NË QENDËR TË SHKUPIT 27.5.2019

 

 

 

Rruga Dimitrija Cupovski në periudhën e ardhshme do të riparohet në gjatësi prej 240 metra, nga udhëkryqi tek "Palloma Bjanka" deri te udhëkryqi me bulevardin Shën Klimenti i Ohrit. Fillimin e punimeve ndërtimore në këtë rrugë e shënoi sot  kryetari Shilegov.

 

 

 

- Sot ekipet e Qytetit të Shkupit fillojnë të punojnë në dy pozicione - rikonstruksionin e plotë të rrugës Dimitrija Çupovski dhe riparimin e dilatimeve të urës "Goce Dellçev". Fjala është për lokacione qendrore që janë të domosdoshme për rindërtimin e infrastrukturës që është lënë pas dore për vite me radhë. Pres që riparimi i rrugës Dimitrija Çupovski të përfundojë shumë shpejt, ndërsa  punimet në urën Goce Dellçev duhet të përfundojnë gjatë verës. Sezoni i ndërtimit është i hapur, Qyteti i Shkupit në periudhën e kaluar ka kryer një sërë procedurash, ndërsa qytetarët do të kenë mundësinë të shohin se si riparohen rrugët kryesore të qytetit - tha sot kryetari Shilegov.

 

 

 

Në Rrugën Dimitrija Cupovski, do të kryhet heqja e plotë e shtresës ekzistuese dhe do të vendoset asfalt i ri në tre shtresa. Do të riparohet rruga në sipërfaqe prej 3.750 metra katrorë. Në fazën e ardhshme, është parashikuar rikonstruksion i plotë i shtigjeve të çiklizmit dhe këmbësorëve në këtë pjesë, në të dy anët e rrugës.

Shilegovi shtoi se është i vetëdijshëm për ngarkesën që ndodh gjatë punimeve ndërtimore në rrugë dhe i luti qytetarët për durim.

 

 


 - I lus pjesëmarrësit në komunikacion për mirëkuptim dhe bëj thirrje në baza ditore t'i ndjekim informatat për regjimin e përkohshëm të trafikut që do të publikohen nga Qyteti i Shkupit - tha Shilegov.

Qyteti i Shkupit vazhdon të punojë në reduktimin e bllokimit të trafikut dhe rritjen e sigurisë në trafik, jo vetëm nëpërmjet riparimit të rrugëve, por edhe me gjetjen e zgjidhjeve moderne dhe të qëndrueshme që do të sigurojnë funksionimin pa pengesa të  trafikut në qytet.