SHKUPI PËRFUNDIMISHT DO TË KETË PARK TË RI ZBAVITËS TEMATIK 28.5.2019

 

Qyteti i Shkupit në lokacionin e vjetër do të ndërtojë park të ri zbavitës tematik, i cili do të jetë atraksion rajonal, duke pasur parasysh se një park i tillë nuk ekziston në radius prej 250 km.

Sot në qytet u prezantuan përmbajtjet e parkut tematik nga kryetari Shilegov dhe nga projektuesi dhe arkitekti Franko Barazoni, përfaqësues i kompanisë italiane Bausaa, të cilët i përgatitën dhe janë donatorë të studimit dhe planit për ndërtimin e parkut zbavitës tematik.

 


 

 

Parku i ri i zbavitës përfshin rekuizitat më moderne që garantojnë se i njëjti do të jetë  vend i dëshirueshëm për argëtim për familjet dhe të gjithë vizitorët pavarësisht moshës së tyre.

 


Prandaj, është projektuar që në park të ketë tre zona, një zonë për fëmijë, zonë familjare dhe zonë - adrenalin, ku do të instalohen 24 rekuizita dhe përmbajtje të ndryshme.

 

 

Vet Parku do të shtrihet në të njëjtën sipërfaqe ku ka qenë deri tani, dhe nuk do të shkatërrohet gjelbërimi ekzistues në Parkun e qytetit dhe asnjë dru nuk do të pritet në park për ndërtimin e tij. Të gjitha rekuizitat në park do të instalohen, sipas drurëve  ekzistues në parcelë.

 

 

Parku zbavitës do të shtrihet në rreth 26.000 metra katrorë dhe do të sigurojë të paktën 100 punësime direkte dhe mbi 500 vende të reja indirekte të punës.