QYTETI I SHKUPIT NIKOQIR I PËRZGJEDHJES TË KOMPANIVE MË INOVATIVE NË VITIN 2019 30.5.2019

 

 

 

Dje /29.05.2019, e mërkurë/ në hotelin "Aleksandar Pallas" u mbajt manifestimi  "Ndërmarrja inovative e vitit 2019", që synon të promovojë dhe shpërblejë kompanitë e vendit që me sukses kanë sjellë risi në punën e tyre, për të promovuar modele të suksesshme biznesi dhe arritje të bazuara në risitë dhe teknologjitë e reja në të gjithë sektorët industrial.

 

 

 

Në këtë manifestim u shpallën kompanitë më inovative start-ap  të vogla dhe të mesme, të cilat u shpërblyen me nga 200.000 denarë, mjete këto të siguruara me mbështetjen e Qytetit të Shkupit.

Shpërblimet i ndau Marko Todorov, udhëheqës i Sektorit për zhvillimin ekonomik lokal të Qytetit të Shkupit, i cili iu drejtua të pranishmëve.

 


- Qyteti i Shkupit, si mbështetës i kësaj ngjarje ka për qëllim për të motivuar kompanitë që të luftojnë të bëhen të njohura si në tregjet e brendshme poashtu edhe në tregun e jashtëm, përmes pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare dhe konferenca, brendimin dhe promovimin e inovacionit, mbrojtjen e pronësisë intelektuale ,  investimin në teknologji të re, etj. Obligimi ynë është që t'i promovojmë modelet e suksesshme të biznesit dhe arritjet e kompanive maqedonase në të gjithë sektorët industrialë. Shpresoj si ky manifestim do të shndërrohet në ngjarje tradicionale e cila do të promovojë histori suksesi nga Maqedonia edhe shumë vite tjera - tha Todorov.

 

 

 

Gara kombëtare "Ndërmarrja inovative e vitit 2019" realizohet në kuadër të projektit "Forcimi i konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes mbështetjes së përmirësuar për inovacione" financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti zbatohet nga Fondacionin e realizojnë Fondacioni  "Shërbimi i ndërmarrësisë për të rinj", Fondacion për Menaxhimin dhe hulumtim industrial dhe Fondi ARK.