KRYETARI SHILEGOV DHE KRYETARJA E KËSHILLIT JANÇEVA VIZITUAN QYTETIN E PODGORICËS 19.12.2018

Kryetari Petre Shilegov dhe kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva, realizuan vizitë zyrtare një ditore në qytetin e Podgoricës, Mali i Zi, me rastin e shënimit të Ditës së çlirimit të Podgoricës.

Në Podgoricë, Shilegovi dhe Jançeva vendosën lule në Përmendoren e luftëtarit partizan në kodrën Gorica, morën pjesë në mbledhjen solemne të Këshillit të Qytetit të Podgoricës, si dhe në zbulimin e monumentit të Josip Broz Tito në parkun e bregut të Moraçës.

Qyteti i Shkupit dhe Qyteti i Podgoricës janë binjakëzuar në vitin 2008 dhe këtë vit shënojnë 10 vjetorin e binjakëzimit. Të dyja qytetet kultivojnë bashkëpunimin e frytshëm në shumë fusha, veçanërisht në fushat e kulturës, planifikimit hapësinor, çështjeve komunale, turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Një delegacion nga qyteti i Podgoricës i udhëhequr nga kryetari Ivan Vukoviç në nëntor mori pjesë në shënimin e 13Nëntorit –Dita e çlirimit të Shkupit.