![](/media/1747/прочистувачи-за-воздух-во-средните-училишта-3.jpg)
PREJ SOT TË GJITHA KLASAT NË SHKOLLAT E MESME DO TË KENË PASTRUES TË AJRIT 17.12.2018
Kryetari i Qytetit të Shkupit sot mbajti konferencë për shtyp në shkollën e mesme "Orce Nikolov" ku në klasat e kësaj shkolle u vendosën pastrues të ajrit. Qyteti i Shkupit është e vetmja njësi e vetëqeverisjes lokale që ka siguruar pastrues të ajrit për secilën shkollë. Ai shtoi se për shkak të faktit se nxënësit kanë një rëndësi të madhe për Qytetin e Shkupit këtë vit janë rinovuar 11 shkolla të mesme dhe ato tani kanë fasada me efikasitet energjetik, ndërsa në shkollat e tjera është bërë sanimi i tualeteve, dyshemeve, dyerve, elektrikës dhe ngrohjes. Për këto ndërhyrje, Qyteti nga buxheti ka ndarë 60 milionë denarë.
- Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit nga shtatori i këtij viti morën shërbimin falas të autobusëve. Respektivisht, përveç 20 000 studentëve që kanë marrë bileta falas, nga fillimi i këtij viti shkollor, kemi shtuar numrin prej 2 000 nxënësve të tjerë. Për herë të parë këtë vit kemi dhënë 100 bursa për nxënësit e shkollave të mesme në shumën prej 3000 denarëve në muaj për 8 muaj. Gjithashtu, Qyteti i Shkupit filloi këtë vit me adaptimin e shkollave për personat me aftësi të kufizuara fizike. Nga vera e deri tani tani, janë bërë tualete për personat me nevoja të veçanta në shtatë shkolla të mesme (Pançe Karagjozov, J.Broz Tito Zef Lush Marku, Georgi Dimitrov, Koço Racin, Boro Petrushevski dhe Lazar Tanev), dhe tash është duke u bërë një tualet i këtillë edhe në SHMQSH Vëllezërit Milladinov. Përveç tualeteve, në secilën shkollë ku kishte hapësira përkatëse u shënuan vende parkimi për persona me nevoja të veçanta. Përshtatja e shkollave po zhvillohet më etapa, kështu që në shkollat tjera po punohet në procedurat për përshtatjen e qasjes. Qyteti kujdeset për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, që secili të ketë kushte për funksionim normal dhe jetesë. Kjo kategori e bashkëqytetarëve tanë duhet patjetër të gëzojë të drejta të barabarta. Obligimi jonë është t'ua lehtësojmë jetën e tyre të përditshme - tha Shilegov. Qyteti i Shkupit në vitin 2018, në bashkëpunim me AVRM dhe UNDP, ka angazhuar 17 asistentë arsimor në 9 shkolla të mesme që punojnë me nxënës me nevoja të veçanta arsimore. Këta asistentë janë pjesëtarë të ndonjërës prej grupeve të kategorive të ndjeshme sociale, përfshirë edhe marrës të ndihmës sociale.
|
- ВЕСТИ
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 05.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK