ORË FALAS PËR RRËSHQITJE NË VINTERLEND 20.12.2018

Qyteti i Shkupit dhe Federata e Hokejit prej nesër (20 dhjetor 2018, e enjte) ofrojnë orë falas për rrëshqitje me patina mbi akull për fillestarë në sheshin "BE për ty" në suaza të vendbanimit të Vitit të Ri më Vinterlend në Sheshin “Maqedonia”.

Kjo përmbajtje e re në Vinterlend për adhuruesit e sporteve të dimrit do të zhvillohet çdo ditë në dy termine: nga ora 11 paradite dhe nga ora 20 në mbrëmje. Orët falas do të organizohen për grupe me deri 20 persona të paraqitur, ku trajnime do të mbajnë dy instruktorë profesionalë.

Të interesuarit për orë falas për rrëshqitje me patina mbi akull mund të paraqiten çdo ditë pune në Qendrën Informative të Qytetit të Shkupit nga ora 9 deri në orën 16 në numrin e telefonit (02) 3297-255.

Programi i Vitit të Ri dhe "Vinterland" mbështeten financiarisht nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, i cili siguroi patinazhin falas "BE për ty", që është vendosur në sheshin Maqedonia si pjesë e vendbanimit të Vitit të Ri.