NË SHMQSH “ZEF LUSH MARKU” U INSTALUAN APARATE PER PASTRIMIN E AJRIT NË TË GJITHA KLASAT 18.12.2018

Aksioni për vendosjen e pastruesve të ajrit në të gjitha shkollat e mesme sot vazhdoi në SHMQSH “Zef Lush Marku” 

-Sot në SHMQSH. “Zef Lush Marku” po instalohen aparate per pastrimin e ajrit. Gjithsej, në të gjitha klasat e kësaj shkolle do të instalojme 33 pastrues të ajrit, dhe përafërsisht për 1.700 nxënës të kësaj shkolle do të mundësojmë ajër më të pastërt gjatë periudhës kur nxënësit janë në shkollë. “Zef Lush Marku” është njëra nga 23-shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit të cilat këtë dimër do të pajisen me pastrues të ajrit. Nëse marim parasysh faktin se, nxënësit në hapsirat e shkollave e kalojnë 1/3 e ditës, dua të potencoj se po mundësojmë ajr më të pastërt dhe mjedis më të shëndetshëm për gjithsej 21.783 nxënës –tha zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Saliu .

Qyteti i Shkupit është njësia e vetme në qeverisjen lokale e cila mundësoi aparate për pastrimin e ajrit për secilën klasë dhe për secilin nxënës të shkollave të mesme ne Qytetin e Shkupit.

-Është detyrë e jona që të kujdesemi për shëndetin dhe kualitetin e jetës së nxënësve tanë pasiqë ata janë ardhmëria e shoqërisë tone. Kujdesi për shëndetin e fëmijëve është më se e nevojshme nëse duam të ndërtojmë një të ardhme të shëndoshë. Prandaj, shëndeti çdo here duhet të paraqet prioritet te secili prej nesh – tha Saliu.

Administrata e qytetit, në mënyrë të vazhdueshme po punon që të krijojmë kushte për jetë të shëndetshme, t'i minimizojmë rreziqet ndaj shëndetit të qytetarëve dhe ta përmirësojmë kualitetin e jetesës për të gjithë qytetarët.