HERONJTË E QYTETIT – U SHËNUA DITA E ZJARRFIKËSVE NË SHKUP 20.5.2019

 

 

 

Në stacionin zjarrfikës në Autokomandë sot u shënua 20 Maji - Dita e zjarrfikësve. Ceremonia filloi me rreshtimin e zjarrfikësve të Shkupit dhe komandanti i Brigadës zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, Vladimir Simonovski, i paraqiti raport kryetarit Petre Shilegov.  

Shilegov, në emër të tij dhe në emër të qytetarëve të Shkupit, i falënderoi zjarrfikësit për përkushtimin dhe sakrificën që tregojnë duke kryer këtë profesion fisnik.

 

 

 

 

- Qyteti i Shkupit investon në pajisjen dhe modernizimin e Brigadës zjarrfikëse. Vitin e kaluar kemi siguruar simulator të ri për simulim të flakës që është përdorur për ushtrime përmes simulimit të kushteve reale të zjarrit. Janë blerë aparate  izoluese të frymëmarrjes, uniforma dhe këpucë që plotësojnë të gjitha standardet e sigurisë, si dhe janë rinovuar pajisjet e zjarrfikësve me tub dhe armaturë të re. Këto janë vetëm një pjesë e nevojave të përditshme për një brigade moderne zjarrfikëse. Ne e dimë se këtë pajisje e keni pritur një kohë të gjatë dhe jemi të vetëdijshëm se nevojat tuaja nuk përfundojnë këtu. Brigada zjarrfikëse ka nevojë për pajisje të reja dhe moderne në përputhje me standardet evropiane - tha Shilegov sot.

 

 

 

Brigada zjarrfikëse nga ky vit është më e pasur për 20 zjarrfikës të rinj, dhe janë parashikuar 50 vende të reja të punës.

 

 

 

- Në këtë mënyrë, ne rrisim kapacitetin e brigadës dhe në të njëjtën kohë jemi një hap më afër përmbushjes së standardeve evropiane sipas të cilave proporcioni duhet të jetë një zjarrfikës në 1.500 banorë. Investimet në zhvillimin e zjarrfikësve nuk duhet të ndalen. Me çdo investim të ardhshëm në pajisjet teknike dhe kapacitetet njerëzore të brigadës zjarrfikësve punojmë për të krijuar kushte për siguri më të madhe të qytetarëve - shtoi Shilegov.

 

 
     

Ai theksoi se mbrojtja nga zjarret dhe siguria e qytetarëve është me rendësi jetike për Shkupin.

- Çdo jetë e shpëtuar e bashkëqytetarit tonë është shumë e çmueshme, dhe pa ju, ky mision human do të ishte i pamundur. Vazhdoni të jeni krenaria jonë dhe garanci për jetën tonë të sigurt - tha kryetari Shilegov.