PREJ SOT MUND TE APLIKONI PËR SUBVENCIONE PËR BLERJEN E STUFAVE ME PELETA 21.1.2019

Qyteti i Shkupit, sot e shpalli thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit për blerjen e stufave me peleta për vitin 2019. Me qëllim stimulimin e banorëve të Qytetit të Shkupit (amvisëritë) për shfrytëzimin e lëndëve djegëse më të pastra dhe të stufave më cilësore për ngrohjen e shtëpive të tyre, të cilat karakterizohen me efikasitet më të lartë energjetik dhe me emetime më të ulëta në ajër, banorëve të cilët do të blejnë stufa me peleta nga dita 07.11.2018, do t’u sigurojë kompensimin e një pjese të shpenzimeve për furnizimin e stufave me peleta në lartësinë prej 70%, por jo më shumë se 30.000 denarë me përfshirjen e tatimit personal të të ardhurave për amvisëri.

Thirrja publike do të realizohet sipas parimit „i ardhuri i parë, i pari shërbehet’’.

Thirrja publike do të zgjasë deri më 30 nëntor të vitit 2019 ose deri në përfundimin mjeteve të parapara financiare nga Buxheti i Qytetit të Shkupit të dedikuara për këtë qëllim, në varësi nga fakti se cili kusht do të shfaqet i pari.

Nëse përfundohen mjetet e parapara financiare në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit do ta njoftoj opinionin përmes ueb faqes së saj se Thirrja publike është ndërprerë para skadimit të periudhës për të cilën është shpallur.

Thirrjen publike mund ta shikoni te plotë në linkun më poshtë.