EDHE NJË MASË TJETËR KUNDËR NDOTJES: SUBVENCIONE PËR KONDICIONERË INVERTER 7.2.2019

 

Qyteti i shkupit për herë të parë shpall thirrje publike për subvencionimin e pajisjeve -kondicionerë inverter dhe pajisje tjera për ngrohje të shtëpive, si një masë tjetër për të luftuar ndotjen e ajrit.

- Për çdo kondicioner inverter të blerë, çdo qytetar që do të përmbushë kushtet për subvencionim do të ketë mundësinë për të marrë gjysmën e vlerës totale të pajisjes, por jo më shumë se 15.000 denarë. Me këtë masë më shumë se 1.300 familje nga ky vit do të ketë mundësinë që shtëpitë e tyre t'i ngrohin më lirë duke u kujdesur edhe uljen e ndotjes së ajrit - tha kryetari Shilegov në konferencën e sotme për media.

 

 

Analiza e Qytetit të Shkupit tregoi se interesi tek qytetarët për furnizimin e pajisjeve më moderne për ngrohje është i madh dhe prandaj është sjellë vendimi që me subvencionimin për këto pajisje të zvogëlohen shpenzimet e atyre që kanë vendosur të zgjedhin këtë mënyrë të ngrohjes. Subvencionet për pajisjet e klimës inverter së bashku me subvencionet për stufat me peleta janë me rëndësi të madhe deri ne realizimin e  procesit të gazifikimit i cili kërkon kohë për të arritur deri te përdoruesit e fundit.

- Jam i bindur se kjo masë së bashku me masa të tjera që kemi marrë deri tani brenda kompetencave tona do të thotë një hap tjetër përpara në luftën kundër ndotjes së ajrit në Shkup - shtoi Shilegov.

 

 

Subvencionimi ka për qëllim t'i motivoj qytetarët të cilët i ngrohin shtëpitë e tyre me shporeta druri , naftë ose lëndë tjera të shtrenjta dhe joekologjike dhe t'i zëvendësojnë  ato me pajisje më të lira dhe më ekologjike si klima inverter ose sisteme tjera moderne për ngrohje.  Pajisjet e klimës inverter shpenzojnë rreth 30 % më pak energji elektrike se pajisje të zakonshme dhe më shumë se 50 % i zvogëlpjnë shpenzimete në raport me   ngrohjen me dru. Për këtë qëllim në buxhetin e Qytetit janë parashikuar 20 milion denarë.