QYTETI I SHKUPIT MBOLLI RRESHT TË RI DRURËSH NË GJORÇE PETROV 4.1.2019

Aksioni për mbjelljen e fidaneve të reja dhe për rimëkëmbjen e resht-drunjëve në Qytetin e Shkupit sot vazhdon me bjelljen e fidaneve te reja në rrugën Gjorçe Petrov.

 

Pasi morëm informacionet për instalimet nëntokësore nga më tepër institucione siç janë EVN, BEG, Ujësjellësi i Shkupit, MPB-ja etj, Qyteti i Shkupit së bashku me ndërmarjet  “Rrugë dhe rrugica” dhe “Parqe dhe gjelbërime” sot filloi mbjelljen e fidaneve të reja në këtë komunë.  Në pjesën nga kryqëzimi që çon drejt spitalit “Sante plus” dhe deri te Pompa e benzinës Makpetrol, në të dy anët e rrugës do të mbillen 70 drunjë të llojit frashër. Të gjitha fidanet të cilat po i mbjellim, së shpejti do të fitojnë emrat e foshnjeve të sapolindura në Qytetin e Shkupit, si pjesë e projektit Fidan për secilën foshnje –tha zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Saliu në konferencën e sotme për media.

Këtë aksion vjeshtor për rimëkëmbjen e gjelbrimit në Qytetin e Shkupit, qyteti e realizon së bashku me të gjitha komunat e Qytetit të Shkupit të cilat në këtë aksion marin pjesë me mekanizmin dhe fidanet e tyre.

 

Vazhdojmë ngritjen e gjelbërimit të humbur në të gjitha komunat e qytetit. U sigurojmë qytetarëve sa më shumë hapsira të pastërta dhe të gjelbërta. Investimi në mjedis jetësorë të shëndetshëm është një përfitim afatgjatë i cili direkt ndikon në shëndetin e qytetarëve – theksoi Saliu.