Qyteti i Shkupit e vazhdon bashkëpunimin me Lidhjen e Shoqatave të Pensionistëve të Qytetit të Shkupit dhe Lidhjen e Luftëtarëve 1.2.2023

Qyteti i Shkupit e vazhdon bashkëpunimin me Lidhjen e Shoqatave të Pensionistëve të Qytetit të Shkupit dhe Lidhjen e Luftëtarëve dhe qytetarëve të cilët vazhdojnë ta promovojnë veprimtarinë e tyre. Sot, nënshkruam marrëveshje për mbështetjen e realizimit të aktiviteteve të programeve të dy organizatave, me qëllim për të siguruar cilësi më të lartë të formave të përfshirjes sociale të pensionistëve dhe kategorive më të moshuara të qytetarëve.

Aktivitetet përfshijnë aksione me interes më të gjerë shoqëror, si dhe mbështetje të programeve për përmirësimin e formave të aktivizimit të pensionistëve. Qyteti i Shkupit në vazhdimësi kujdeset për grupet e moshuara të qytetarëve dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e tyre vetëmohues në zhvillimin e shoqërisë sonë.