U arrit marrëveshja me transportuesit privatë në qytetin e Shkupit 1.3.2023

Qyteti i Shkupit do të shpallë thirrje publike të re për përfshirjen e transportuesve privatë në transportin publik në kryeqytet.


Thirrja publike do të përmbajë kushtet për aplikim si në dy thirrjet e mëparshme publike, gjë me të cilën çdo transportues që planifikon t'i përmbahet kontratës për transport publik me ndershmëri dhe përgjegjësi do të mund të aplikojë. Në këtë thirrje publike, nuk do të mund të marrin pjesë "Sloboda Prevoz" dhe "Makekspres" për shkak të pengesave që dalin nga kontrata e mëparshme, tashmë e ndërprerë, e cila parashikonte ndalimin e pjesëmarrjes në thirrjen publike nëse kontrata ndërpritet përpara skadimit të saj dhe për fajin e tyre.
Theksojmë se Qyteti i Shkupit nuk ka asnjë borxh ndaj transportuesve, dispozitat kontraktore parashikojnë vetëm kushte për kryerjen e transportit brenda territorit të qytetit. Për sa i përket obligimeve aktuale nga NTP-Shkup ndaj transportuesve privatë, ato do të paguhen në përputhje me kontratat e nënshkruara, përderisa vijon thirrja publike për kontrata të reja për transport publik.


Me kënaqësi mund të konstatojmë se Qyteti i Shkupit përfundimisht po vendos rregull në transportin publik të udhëtarëve, në përputhje me të gjitha standardet, ku trupi i ri koordinues i transportuesve tregoi dëshirë për bashkëpunim dhe adaptim sipas standardeve me qëllim që qytetarët të kenë transport publik cilësor.