Arsovska: Njerëzit në pushtet të cilët pesë vjet nuk kishin asnjë fjalë të keqe për mua, më sulmojnë dhe më kërcënojnë çdo ditë, kjo është dëshmi se jetojmë në regjim 1.4.2022

- Ka mosbesim të qytetarëve në institucione dhe ai mosbesim është i arsyeshëm. Reformat që u premtuan, ato që u thanë si fraza boshe se nuk ka drejtësi, nuk ka paqe, tani asgjë nuk ka ndryshuar. Sot, ne jetojmë në një regjim që dikush donte të tregonte se ekzistonte më parë. Njerëzit pëshpëritin përsëri sepse nuk mund të flasin paqësisht dhe lirshëm. Kërcënimet janë të njëjta, janë këtu dhe ekzistojnë. Kujt do t'i raportoni dhe nga kush duhet të prisni që këto ankesa të veprohet? Këto janë arsyet jo vetëm tani, por edhe në vitet e kaluara pse kemi qëndruar kaq gjatë para dyerve të Bashkimit Evropian, tha kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska  sonte  në TV Shenja, pasqëndrimeve të paraqitur se çdo ditë vazhdojnë sulmet dhe kërcënimet ndaj saj, familjarëve dhe miqve dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë nga njerëzit në pushtet.

Arsovska shton se këto sulme nuk do ta detyrojnë të japë dorëheqet nga funksioni dhe nuk janë të rastësishme, përkundrazi vijnë nga njerëz të cilët kanë frikë se do të humbasin rehatinë e tanishme sepse dikush synon t'i ekspozojë për gjithçka që kanë bërë në të kaluarën me fakte dhe argumente.

- Këta janë njerëzit që për pesë vjet nuk kanë thënë asnjë fjalë të keqe për mua personalisht dhe profesionalisht. Në momentin që përballen me një njeri  që thotë publikisht se do të ketë përgjegjësi për gjithçka që kanë bërë vitet e kaluara, nisin me sulme të përditshme. Tek individët me integritet, këto sulme nuk mund të jenë efektive. Jemi duke punuar në zbulimin e të gjitha gjërave që janë bërë dhe për këtë po iniciojmë procedura për të cilat presim  të shohim nëse institucionet do të veprojnë, shtoi ajo.