Arsovska: Para zgjedhjeve lokale në Qytetin e Shkupit ishin të punësuar gati 100 persona 1.4.2022

- Njëqind administratorë të rinj u punësuan pak para zgjedhjeve. Në katër muajt e fundit kemi parë që partia në pushtet plason të pavërteta dhe manipulime se mjetet do të shpenzohen për punësime partiake, gjë që nuk është e vërtetë. Mendoj se ata po mendonin për diçka që kishin planifikuar të bënin, por tani nuk munden sepse humbën zgjedhjet. Është e nevojshme të konsolidohen proceset në Qytet dhe në ndërmarrjet publike. Shohim që kanë rritur numrin e të punësuarve me 100 të punësuar të rinj dhe shërbimet që u ofrohen qytetarëve nuk kanë qenë më cilësore. Përkundrazi, shpenzuan para nëpër kafeteri, shpenzime joproduktive dhe tani më nuk shpenzohen paratë e qytetarëve për ato qëllime, tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në sonte në TV Shenja.

Arsovska theksoi se janë duke u bërë revizione të punës në qytet për vitet e kaluara dhe të ndërmarrjeve publike, dhe gjendja faktike tregon për probleme serioze, duke theksuar se ndërmarrjet janë të shkatërruara financiarisht.

- Revizione serioze janë duke u zhvilluar, për një pjesë kemi informacione konkrete dhe kemi filluar ta informojmë publikun për to. Për momentin po i përmbledhim disa nga vërejtjet që kemi marrë, por do të ngrisim edhe procedurat e duhura për keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe gjithçka që është bërë dhe nuk ishte në interes të qytetarëve. Ka dyshime të bazuara, për to e informojmë opinionin dhe të njëjtat i dorëzohen institucioneve kompetente, të cilat duhet të veprojnë sipas tyre, që e njëjta të mos përsëritet në të ardhmen, thotë Arsovska.