Arsovska: Për herë të parë pas 20 vitesh po zgjidhen çështje në komunat e Shkupit 1.4.2022

Kam bashkëpunim të shkëlqyer me kryetarët e komunave të Shkupit dhe për herë të parë pas 20 vitesh po zgjidhen problemet kryesore. Unë bashkëpunoj me të gjithë ata që kam përcaktim të përbashkët programor dhe kemi synime të përbashkëta për një Shkup më të mirë”, tha kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska në intervistën e sotme në TV Shenja.

E pyetur se si reagon ndaj pretendimeve të qeverisë se lideri i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski po ndërhyn në punën e Qytetit, Arsovska u përgjigj: “Nuk e di pse është problem komunikimi me Mickoskin, me njerëz që tregojnë lidership proaktiv dhe kanë dëshirë të sjellin investime, të sjellin projekte të qëndrueshmërisë në Shkup. Këtë Qeveria e trajton si ndërhyrje në punë. Bashkëpunimi im me liderin e VMRO DPMNE-së është i shkëlqyer, dhe udhëheqja e tij proaktive është shembull se si duhet punuar”.