Arsovska: Për katër muaj kemi zgjidhur tre herë më shumë lëndë për ASNOM sesa udhëheqësia e mëparsme për tre vjet 1.4.2022

Për vetëm katër muaj kemi arritur të zgjidhim pothuajse tre herë më shumë lëndë për ASNOM sesa udhëheqësia e mëparshme në tre vjet. Duke biseduar me qytetarët në terren, pa u imponuar, me faktin se ata vetë do të pajtohen dhe e dinë se çfarë është në interesin e tyre. Vetëm për ASNOM ka mbi 270 raste. Për tre vjet janë zgjidhur vetëm tridhjetë, ndërsa tani për katër muaj janë zgjidhur mbi 80 lëndë, thotë kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

Arsovska në paraqitjen e saj sonte në emisionin Debati në TV Shenja tha se do të vazhdojë të realizohet gjithçka në interes të qytetarëve, ndërsa Qyteti i Shkupit po punon në mënyrë aktive në zgjidhjen e lëndëve kontestuese, ku projektet janë shtyrë pa kompensuar qytetarët. .

- Problemi është se më parë, pak para zgjedhjeve ose në mes të zgjedhjeve, dikush ka nisur procedimet, për të cilat edhe ai ka qenë në dijeni që i vë në një situatë të ngatërru. Për mua si njeri dhe tani si kryetare është e papranueshme që t'i rrënohet shtëpia dikujt, pa pasur marrëveshje dhe kompensim të duhur për ata qytetarë. Ligji për shpronësim ekziston për të mbrojtur interesin publik, por nuk është humane që të nisen procese dhe njerëzit të mos dëmshpërblehen, tha Arsovska.