RRJET I RI I UJËSJELLËSIT DHE KANALIZIMIT NË RRUGËN “VARSHAVSKA” 1.7.2019

Qyteti i Shkupit përmes NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” së bashku me Komunën e Karposhit, sot e filluan ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit në rrugën Varshavska në lagjen Taftalixhe.

- Qyteti i Shkupit intensivisht është duke kryer punime ndërtimore,dhe të ngjashme me këtë sot janë duke u realizuar edhe në komunat Qendër, Gjorçe Petrov dhe Gazi Babë. Këtu konkretisht ka nevojë për një intervenim të këtillë për shkak të trajtimit jo adekuat të pushteteve të kaluara komunale dhe të Qytetit, sepse ndërtimi intensiv nuk e ka ndjekur infrastrukturën e duhur, prandaj ne ndërmorëm këtë aktivitet ndërtimor në mënyrë që të sigurojmë ujë cilësor dhe presion. Ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit do të mundësojë kyçjen e objekteve të reja dhe të një pjese të ndërtesave ekzistuese, me çka do të sigurojmë që në 30 vitet e ardhshme të kemi furnizim më të mirë të ujit dhe rrjet funksional të kanalizimit në këtë pjesë të qytetit - tha Shilegov.

Ai shtoi se uji i Shkupit renditet i dyti në Europë për cilësinë e tij, janë të nevojshme rreth 30 vjet që të kalojë nëpër filtrat natyrore uji i Malit Sharr, nëpër rrugët nëntokësore përmes Pollogut dhe Zheden deri sa të vijnë për qytetarët tanë.

- Shkupi dhe Vjena janë qytetet e vetme në Evropë që kanë këtë lloj filtri natyror që mundëson furnizim të vazhdueshëm me ujë të pijshëm të shëndetshëm dhe cilësor. Prandaj, me intensitet të përshpejtuar ne vazhdojmë me zhvillimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për të siguruar kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët tanë pavarësisht nga pjesa e qytetit ku ata kanë shtëpitë e tyre - tha Shilegov.

Kryetari Shilegov theksoi se Qyteti i Shkupit gjatë verës punon intensivisht në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit dhe infrastrukturës rrugore në tërë territorin e qytetit. Për këtë arsye, Shilegovi edhe njëherë i luti qytetarët për mirëkuptim derisa të zgjasin aktivitetet ndërtimore.

Në fillimin e punimeve ndërtimore për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në rrugën “Varshavska” në lagjen Taftalixhe morën pjesë edhe Dushko Veskovski, drejtor i NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" dhe Stefan Bogoev, kryetar i Komunës së Karposhit.