PUNIME INTENSIVE NDËRTIMORE GJATË MUAJIT KORRIK NË SHKUP 1.8.2019

Gjatë muajit të kaluar, Qyteti i Shkupit ka punuar në rikonstruksionin e disa bulevardeve dhe rrugëve edhe atë me afate të shkurtra.

Ka përfunduar plotësisht rikonstruksioni i bulevardit Aradhet Partizane në pjesën nga  kryqëzimi me bulevardin  8.Shtatori deri tek ura Kombet e Bashkuara, në gjatësi prej rreth dy kilometra, ndërkaq ka përfunduar edhe rikonstruksioni i rrugës Llazar Liçenoski në gjatësi prej 493 metra, në pjesën prej te kryqëzimi i bul. Goce Dellçev deri te rruga servisuese për hyrje në parkingun e QSR Kale.

Po vazhdojnë aktivitetet ndërtimore në kuadër të projektit për rindërtimin e rrugës Gjorce Petrov në pjesën nga ndërtesa e komunës deri te pompa e karburantit Makpetrol.
Njëri drejtim i rrugës plotësisht është asfaltuar, dhe shtresa e vjetër dhe e dëmtuar e pjesës tjetër është duke u gërryer. Në periudhën e ardhshme, ekipet në terren do të punojnë me një ritëm më të forcuar në mënyrë që të përfundojnë sa më shpejtë të gjitha punimet  ndërtimore në këtë rrugë. Me këtë projekt është parashikuar rikonstruksion i plotë i rrugës në gjatësi prej rreth 1.500 metrash, ku po kryhet gërryerje e plotë e shtresës së sipërme të dëmtuar deri në 20 centimetra në një sipërfaqe prej 21.240 metrash katrorë dhe aplikohet shtresë e re asfalti.
Në fazën e përfundimtare është edhe rindërtimi i rrugës Moskovska në gjatësi prej 690 metra, dhe e njëjta do të përfundojë plotësisht në ditët e ardhshme.

Gjithashtu, po vijojnë punimet ndërtimore për rikonstruksionin e bulevardit Koço Racin dhe rrugët e Ekspedita e shkurtit, Llazar Trpovski dhe Indira Gandhi.

Përveç rindërtimit të këtyre rrugëve, aktualisht janë duke u zhvilluar aktivitete ndërtimore për rikonstruksionin e urës Goce Dellçev.