PËR HERË TË PARË PARALELE ITALIANE NË GJIMNAZIN “NIKOLLA KAREV” 1.9.2021

Kryetari Petre Shilegov dhe ministrja e Arsimit Milla Carovska, sot i vizituan nxënësit e shkollës së mesme në gjimnazin “Nikolla Karev” në fillimin e vitit të ri shkollor. Të gjithë nxënësve, profesorëve dhe prindërve, u uruan shumë suksese në mësim dhe në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

-Më lejoni që të gjithë rreth 22.500 nxënësve të shkollave të mesme në Shkup t’ju uroj fillim të suksesshëm dhe ecuri të suksesshme të vitit të ri shkollor, vit shkollor në të cilin fëmijët kthehen në bankat shkollore pas një viti e gjysmë. Pres që me forca të përbashkëta të arrijmë fëmijët të përfundojnë vitin shkollor në bankat e shkollës. Qyteti i Shkupit në të 23 shkollat e mesme me të cilat drejton, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë, merr të gjitha masat e nevojshme që garantojnë mësim të sigurt. Flasim edhe me fëmijët që dhe ata të kontribuojnë në ruajtjen e shëndetit dhe parandalimin e përhapjes së virusit kovid - tha sot kryetari Shilegov.

Ai u shpreh i kënaqur me hapjen e një paraleleje në gjimnazin “Nikolla Karev” në të cilën do të mësohet gjuha italiane, si gjuhë e tretë në mësimdhënie.

- Bëhet fjalë për një grup prej 23 nxënësve që regjistrohen në vitin e parë, të cilët do të ndjekin këtë lëndë në dy ndërrime dhe të cilët në fund do të fitojnë certifikatë B2 të njohurive të gjuhës italiane - shpjegoi Shilegov.

Paralelja italiane hapet për herë të parë në vendin tonë, me iniciativë të shkollës së mesme Nikolla Karev, dhe me mbështetje të Qytetit të Shkupit dhe Ambasadës së Italisë. Nxënësit e regjistruar do të mësojnë gjuhën italiane me 6 orë fond javor. Ata do të kenë shansin të mësojnë për letërsinë, kulturën, historinë dhe artin italian dhe pasi të kenë përfunduar arsimin katërvjeçar do të marrin certifikatë të njohurive të gjuhës me nivelin B2. Në këtë mënyrë, nxënësit që ndjekin mësimet në paralelen italiane u mundësohet të regjistrohen më lehtë në disa nga universitetet e Republikës së Italisë.

Qyteti i Shkupit pret që në të ardhmen të rritet interesimi për mësimin e gjuhës italiane, për faktin se në shkollat fillore në territorin e Shkupit tashmë ka interesim për mësimin e gjuhës italiane.

Ministrja Carovska sot tha se është shumë e rëndësishme që çdo individ që aktualisht është në ndonjë lidhje me sistemin arsimor të jetë përgjegjës, sepse një papërgjegjshmëri e vogël mund të kontribuojë që shkolla të caktuara të duhet të ndryshojë modelin e funksionimit.

- Në interesin më të lartë të të gjithë nxënësve, dhe me këtë, edhe në interesin më të lartë për të ardhmen e shtetit është që nxënësit të mësojnë me prezencë fizike dhe të respektojnë protokollet - tha Carovska.

Në vizitën e sotme në gjimnazin “Nikolla Karev” mori pjesë edhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, Andrea Silvestri.