
PËRFUNDOI THIRRJA PUBLIKE PËR SUBVENCIONIMIN E QYTETARËVE QË KANË BLERË BIÇIKLETA 2.11.2022
Thirrja publike për subvencionimin e qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit për blerjen e biçikletave përfundoi. Thirrja publike zgjati nga 26 gusht 2022 deri më 1 nëntor 2022 dhe për të aplikuan 1.370 qytetarë.
Qëllimi i Thirrjes publike është përmirësimi i cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit, zvogëlimi i ndotjes së shkaktuar nga trafiku dhe përmirësimi i shëndetit të njerëzve nëpërmjet stimulimit të qytetarëve të qytetit të Shkupit për të përdorur biçikleta.
Mjetet të cilat i subvencionon Qyteti i Shkupit janë në vlerën prej 50% të vlerës së një biçiklete, por jo më shumë se 4.000,00 denarë për person, duke përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.
Ju rikujtojmë se thirrjet publike për subvencione për blerjen e biçikletave dhe trotineteve elektrike për të rinjtë e moshës nga 15 deri në 29 vjeç janë ende në vijim dhe do të zgjasin deri më 15 nëntor 2022.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK