
Përfundoi Thirrja publike për subvencionimin e pastrimit të oxhaqeve 1.12.2022
Qyteti i Shkupit njofton se Thirrja publike për subvencionimin e amvisërive dhe subjekteve të tjera në territorin e Qytetit të Shkupit për pastrimin e oxhaqeve për vitin 2022 përfundoi.
Thirrja publike, si një nga masat për reduktimin e pasojave nga ndotja e ajrit, ka zgjatur nga data 22.06.2022 deri më 30.11.2022 dhe në mënyrë elektronike kanë arritur 297 kërkesa.
Me këtë thirrje Qyteti i Shkupit kompenson një pjesë të shpenzimeve të amvisërive dhe subjekteve të tjera për pastrimin e oxhaqeve, në vlerë prej 1.200 denarë, dhe në njëjtën mund të aplikonin persona fizikë dhe juridikë vendbanimi i të cilëve, përkatësisht selia gjenden në territorin e Qytetit të Shkupit.
Qëllimi i këtij projekti të Qytetit të Shkupit është zvogëlimi i ndotjes së ajrit ambiental, veçanërisht i grimcave (PM10 dhe PM2.5). Një nga arsyet më të mëdha për emetimin e këtyre grimcave është ngrohja e objekteve që nuk janë të lidhura me ngrohjen qendrore, kryesisht për shkak të djegies jo të plotë dhe joadekuate të drurëve të zjarrit, cilësisë së papërshtatshme të drurëve dhe mënyrës së ruajtjes së tyre, si dhe përdorimit të stufave të vjetra, të amortizuara dhe me defekte teknike, si dhe pastrimit dhe mirëmbajtjes së parregullt të oxhaqeve. Kjo masë synon arritjen e efekteve pozitive - djegie më të mirë, reduktimin e gazrave të dëmshme, blozës dhe shpenzimeve për ngrohje, si dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për nevojën e pastrimit të oxhaqeve.
- ВЕСТИ
- 08.02.2023 - Qyteti i Shkupit siguroi ndihmë financiare për Turqinë dhe Sirinë
- 07.02.2023 - Qyteti i Shkupit dërgoi një ekip të Brigadës zjarrfikëse në Gaziantep
- 06.02.2023 - Ngushëllime kryetarit të Gaziantepit
- 01.02.2023 - Është pajisur kabinet me kompjuterë në shkollën e mesme në Komunën e Sarajit
- 01.02.2023 - Qyteti i Shkupit e vazhdon bashkëpunimin me Lidhjen e Shoqatave të Pensionistëve të Qytetit të Shkupit dhe Lidhjen e Luftëtarëve
- 27.01.2023 - Njoftim publik
- 24.01.2023 - Rekomandime për komunat në qytetin e Shkupit
- 23.01.2023 - Inspektimi i punimeve ndërtimore në bulevardin "Mitopolit Teodosij Gologanov".
- 23.01.2023 - Njoftim nga vizita e kryetares Arsovska në NP “Parkingu i Qytetit”
- 22.01.2023 - Inspektimi i punimeve ndërtimore në bulevardin "Mitropolit Teodosij Gologanov".