QYTETI I SHKUPIT NDAU NGA 20.000 DENARË FOSHNJAVE TË PARA TË LINDURA NË VITIN 2021 1.1.2021

Foshnja e parë e lindur në vitin 2021 në Shkup është mashkull, peshon 3 650 gram dhe është i gjatë 51 centimetër. Foshnja e porsalindur ka lindur në ora 00:01, nëna e foshnjës është nga Shkupi, Bojana Smileska, dhe ky është fëmija i saj i dytë.

Vetëm pak sekonda më vonë, lindi foshnja e dytë në vitin 2021, që është mashkull. Nëna e foshnjës së dytë është 33-vjeçarja Gabriella Gjoshevska, e cila ka lindur fëmijën e saj të parë 3350 gramë, 51 centimetër e gjatë.

Për shkak të protokolleve për virusin korona, sot në Klinikën e Gjinekologjisë foshnjat e para të lindura i ka vizituar vetëm ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Me dëshirë për shëndet, lumturi, gëzim dhe begati, Qyteti i Shkupit dy foshnjave u ka dhënë libreza kursimi llogari në vlerë prej 20.000 denarësh.