
Me sinjalistikë të re rrugore për siguri më të madhe të të gjithë pjesëmarrësve në trafik 1.2.2022
Vazhdojnë aktivitetet e Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes publike “Rrugë dhe Rrugica” për rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, nëpërmjet rikonstruksionit të sinjalistikës ekzistuese dhe vendosjes së sinjalistikës së re horizontale dhe vertikale të trafikut.
Këto ditë u lëshuan në përdorim semaforët e rinj me ndërprerës për këmbësorët në kryqëzimin e rrugës “Skupi” me rrugën që të çon në lagjen Bardovcë, si dhe u vendos shtyllë e re semafori në kryqëzimin ndërmjet bul. "8 Shtatori" dhe rrugës "Skupi", ndërsa në shumë kryqëzimeve me bulevardin "Hristijan Todorovski Karposh" janë vendosur numëratorët e semaforëve.
Po ashtu, me urdhër të Qytetit të Shkupit, ekipet e NP "Rrugë dhe Rrugica" vendosën ndriçim të ri në semaforët në kryqëzimin e bul. “Serbia” me bul. “Brigada e Tretë Maqedonase”, riparuan shtyllat ndriçuese mbrojtëse të dëmtuara përgjatë rrugës “Nikola Karev”, si dhe riparuan gardhin mbrojtës në bulevardin “Mitropolit Teodosi Gologanov”, në rrethrrotullimin te Kisha Katolike.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK