Parkimi zonal në Shkup me çmime më të ulëta 1.3.2022

Që sot, më 01.03.2022, parkimi zonal në Shkup është më i lirë. Me Çmimoren e re me çmime më të ulëta për shërbimet e Ndërmarrjes publike “Parkingu i Qytetit” do të përfshihen parkingjet e hapura publike në qytet.

Me këtë Vendim për ndryshimin e Listës së çmimeve të shërbimeve të Ndërmarrjes publike “Parkingu i Qytetit”, ulja ka të bëjë me parkimin për një orë në zona, përkatësisht në zonën A0 parkimi nga 100 denarë, zvogëlohet në 75 denarë, në zonën A nga 50 denarë, zvogëlohet në 40 denarë, në zonën B nga 40 zvogëlohet në 30 denarë, në zonën C dhe D zvogëlohet në 25 denarë.

Ky vendim për parkim më të lirë në Shkup hyri në fuqi më 24 shkurt, me pëlqimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, me marrjen e pëlqimit nga ana e Këshillit të Qytetit të Shkupit, përkatësisht pas votimit të vendimit të miratuar më parë në mbledhjen e Këshillit drejtues të NP “Parkingu i Qytetit” për uljen e çmimeve për parkim zonal në qytet.