Po rregullohet hortikultura në bulevardin “ASNOM” tek East Gate 1.4.2022

Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” sot filluan me rregullimin hortikulturor të hapësirës së gjelbër publike në bulevardin “ASNOM”, duke filluar nga rruga “Belasica”. Bëhet fjalë për rregullimin e gjelbërimit anësor të bulevardit, si dhe të zhardinierës qendrore të vendosur për shkak të zgjidhjes së re të trafikut, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 2046 metrash katrorë.

Rregullimi i sipërfaqes zhvillohet në etapa, fillimisht gërmohet sipërfaqja, pastaj hidhet dheu  pjellor në të cilin do të vendoset sistem vaditjeje, mbillet bimësi e re dhe do të ngrihet një lulishte.

Është planifikuar të mbillen pemë gjetherënëse dhe me gjelbërim të përhershëm si dhe shkurre, të cilat janë të përshtatura me klimën tonë, kështu që rritja e tyre do të përshtatet plotësisht në hapësirën e parashikuar.