PËR VETËM NJË DITË 696 SHKUPJANË KANË APLIKUAR PËR SUBVENCIONE PËR BIÇIKLETA 1.6.2020

Për vetëm një ditë nga shpallja e thirrjeve publike për dhënien e subvencioneve për blerjen e biçikletave dhe trotineteve elektrikë në Qytetin e Shkupit, kanë mbërritur 696 kërkesa nga qytetarët për subvencione për biçikletë të blerë dhe 91 kërkesa për subvencione për trotinet të blerë.

Është e rëndësishme të theksohet se risi këtë vit është që qytetarët do të mund të dorëzojnë llogari fiskale për biçikletën ose trotinetin e blerë nga 1 janari i këtij viti. Mjetet që Qyteti i Shkupit do t’i subvencionojë janë në vlerë prej 50 për qind nga vlera e biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë për person, me tatim të përfshirë personal dhe 30 për qind nga vlera e trotinetit elektrik, por jo më shumë se 7.000 denarë për person, me tatim të përfshirë personal.

Thirrjet do të jenë të hapura deri më 30.11.2020  viti ose deri në realizimin e mjeteve, ndërsa do të zbatohen sipas parimit “ai që vjen i pari, shërbehet i pari”. Një person mund të parashtrojë vetëm një kërkesë për marrjen e subvencioneve për blerjen e një biçiklete, ndërsa e njëjta vlen edhe për subvencion për trotinet elektrik.

Kërkesën për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen e biçikletës ose trotinetit elektrik, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, qytetarët në zarf të mbyllur i dorëzojnë në Komisionin përkatës, përmes Arkivit të Qytetit të Shkupit, bulevardi Ilinden, numër 82, çdo ditë pune nga ora 09 deri në 15:00.

Në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020, për këtë qëllim janë parashikuar 10 milion denarë, nga të cilat 8.5 milion denarë do të destinohen për biçikleta, dhe 1.5 milion denarë për trotinet elektrikë. Në përputhje me mjetet e parashikuara financiare, Qyteti i Shkupit këtë vit do të ndajë subvencione për rreth 2.800 biçikleta dhe rreth 215 trotinetë elektrik.