
Arsovska-Brot: Shkëmbimi i praktikave të mira midis qyteteve evropiane është me rëndësi për zhvillimin lokal 1.6.2022
Kryetarja Danela Arsovska sot u takua me Cvika Brot, kryetar i komunës Bat Jam në Izrael, në margjinat e Forumit Ndërkombëtar të Kryetarëve të Komunave që po mbahet në Shkup
Efikasiteti energjetik, menaxhimi i qëndrueshëm me resurset natyrore dhe ujit të pijshëm, si dhe mbrojtja e mjedisit jetësor në një botë në ndryshim ishin temat kryesore në të cilat Arsovska dhe Brot shkëmbyen përvoja dhe ndanë praktikat e mira.
Dy kryetarët e komunave shprehën dëshirën për bashkëpunim të mëtejshëm të frytshëm dhe projekte të përbashkëta nga të cilat do të përfitojnë të gjithë qytetarët.
Në Forumin Ndërkombëtar për Kryetarët e Komunave me temë "Komunë moderne", i cili po mbahet sot në qytetin tonë, marrin pjesë kryetarë komunash nga vendi, ekspertë me renome dhe kryetarë komunash nga metropolet evropiane dhe botërore dhe shkëmbejnë njohuri, mendime dhe praktika të mira që do të përmirësonin performancën e komunave.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK