NË RRUGËT E QYTETIT TË DIELËN DO TË VRAPOHET VIZ ER MARATONA E 16-TË E SHKUPIT 1.10.2020

 Vetëm tre ditë na ndajnë nga fillimi i ngjarjes më masive sportive në vendin tonë - Viz Er Maratona e Shkupit në të cilën do të marrin pjesë në rrugët e qytetit disa mijëra maratonë, gjysmëmaratonë dhe vrapues rekreativë.

Detajet në lidhje me garën e 16-të të këtij viti i njoftuan në konferencën e sotme për media Kryetari Petre Shilegov, zëvendësdrejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Izmit Nura dhe Drejtori i Maratonës së Shkupit, Kire Sinadinovski

- "Vrapimi do të ju ndryshojë" - kjo është motoja nën të cilën këtë vit tradicionalisht, për herë të 16-të, garuesit vrapojnë në Maratonën e Shkupit. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që Maratona e Shkupit është rritur në një nga ngjarjet më të mëdha sportive në vend dhe një nga maratonat më masive të rrugës në rajon. Uroj organizatorin – Lidhjen e  Sporteve të Shkupit, i cili së bashku me bashkë-organizatorët dhe në rrethana të jashtëzakonshme të shkaktuara nga pandemia globale e koronavirusit, arritën të gjejnë mënyrë të sigurt për garuesit nga e tërë bota duke respektuar protokollet për mbrojtjen e shëndetit publik - tha Shilegov.

Ai shtoi se Qyteti i Shkupit është nikoqir dhe mbështetës i Maratonës së Shkupit, së bashku me Zyrën e BE-së dhe Agjencinë për Rini dhe Sport.

- Në organizimin e maratonës janë të përfshirë profesionistë dhe vullnetarë që kujdesen që maratona të kalojë në rendin më të mirë përkundër rrethanave rënduese, për çka dua t'i falënderoj nga zemra. Qyteti i Shkupit, si gjithmonë, siguroi mbështetje logjistike dhe financiare për nevojat e organizimit. Ndërmarrjet publike të qytetit kishin për detyrë të kujdeseshin për gjendjen dhe sigurinë e pistës së vrapimit e gjatë 42,195 metra - tha Shilegov.

Çdo vit ekipet e Qytetit përmirësojnë infrastrukturën e trafikut dhe për momentin po zhvillohen rikonstruksionet e më shumë se 10 rrugëve.

- Ne u siguruam që kjo të mos jetë pengesë për lëvizjen e pjesëmarrësve në maratonë, kështu që përveç përjashtimit të 250 metrave në rrugën 11 Tetor ku filloi rikonstruksioni  dje, pista nuk kalon në asnjë nga rrugët e mbetura rikonstruksioni i të cilave është duke u zhvilluar. Në fund, i uroj të gjithë pjesëmarrësve garë të suksesshme, argëtim të mirë dhe shoqërim, dhe le të fitojnë më të mirët - tha Shilegov në konferencën për media.