NË DITËN E PARË TË SHKOLLËS SHILEGOVI DHE CAROVSKA VIZITUAN SHMQSH"ORCE NIKOLLOV" 1.10.2020

Kryetari Petre Shilegov dhe Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, sot vizituan shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit "Orce Nikollov", në ditën e parë të shkollës në vitin e ri shkollor 2020/2021.

Së bashku me drejtorin e SHMSHQ "Orce Nikollov", Mitko Dimovski, u takuan me profesorët  e kësaj shkolle të mesme të cilët mbajtën mësim online për nxënësit e shkollave të mesme.

Për të mbrojtur shëndetin e nxënësve dhe mësuesve nga përhapja e koronavirusit, viti i ri shkollor fillon me respektimin e protokolleve strikte dhe onlajn mësimit që do të zhvillohet  përmes platformës kombëtare për mësimin nga distanca.

Profesorëve, por edhe nxënësve të shkollave të mesme nga Shkupi, Shilegovi dhe Carovska uruan vit të suksesshëm shkollor. Ata shprehën bindjen se me bashkëpunimin e ndërsjellë do të kapërcehen të gjitha sfidat e imponuara nga mënyra e re e mësimdhënies.