U ZGJODHËN LAUREATËT E ÇMIMIT „13 NËNTORI“ I QYTETIT TË SHKUPIT PËR VITIN 2021 1.11.2021

Këshilli për ndarjen e Çmimit “13 Nëntori” i Qytetit të Shkupit, sot, pas votimit të fshehtë, shpalli zyrtarisht laureatët e Çmimit “13 Nëntori” i Qytetit të Shkupit për vitin 2021. Votimi i fshehtë u krye nga Komisioni i emëruar nga Këshilli, në këtë përbërje: kryetare Vangelina Mojanoska dhe anëtarë: Loreta Georgievska-Jakovleva, Gazanfer Bajram, Sevdail Demiri, Halil Zendeli, Branko Cvetkoski, Violeta Tomovska, Petre Arsovski, Rolando Kutirov, Ljubisha Stankoviq dhe Danica Stojanova.

 

Laureatë të Çmimit “13 Nëntori“ i Qytetit të Shkupit për vitin 2021 janë:

 

Nga fusha e kulturës

 1. Dr. DENKO MALESKI,  profesor në pension

 -për kontribut të veçantë shumëvjeçar në zhvillimin e shkencës dhe arsimit të lartë.

 

2. Dr. EMIL NIAMI- autor, lektor, përkthyes

 -autor i Fjalorit të parë të antonimeve në gjuhën maqedonase dhe i Fjalorit të parë të paronimeve në gjuhën maqedonase.

 

Nga fusha e arsimit dhe edukimit 

 1.  Dr. MISHO DOKMANOVIQ - profesor i rregullt në Fakultetin Juridik „Justiniani i Parë“, Universiteti „Shën Kirili dhe Metodij“-Shkup

 -për kontribut të veçantë në zhvillimin e shkencës dhe arsimit të lartë.

 

Nga fusha e publicistikës

1. SLOBODAN PETROVIQ- gazetar, publicist

-për kontribut shumëvjeçar në produksionin e gazetarisë së shtypur maqedonase

 

Nga fusha e kulturës

 1. IRENA KOLISHTËRKOSKA NASTEVA - arkeolog

 -për 35-vjet veprimtari aktive të pandërprerë, pjesëmarrje të dukshme në sferën e kulturës, punës muzeale, me theks në arkeologji. 

 

2. LILJANA PANDEVA, shkrimtare, poete, prozatore

 -për arritje në fushën e literaturës bashkëkohore maqedonase dhe kontributin si lektore e gjuhës maqedonase.

 

Nga fusha e artit

1. EMILIJA XHIPUNOVA - artiste dhe kritike baleti

 -për kontribut shumëvjeçar në zhvillimin e artit të baletit brenda dhe jashtë vendit.

 

Nga fusha e mbrojtjes shëndetësore

 1. EKIP MJEKËSOR i mjekëve – i cili kreu operacionin e parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut: IMPLANTIMI I STIMULUESIT TË NERVIT VEGUS (VNS), te pacient me epilepsi rezistente ndaj barnave:

doc. dr. Vladimir Rendevski, doc. dr. Venko Filipçe,  prof. dr. Vladimir Bashçareviq, prof. dr. Emilija Cvetkovska, bsh.i ri. dr. Bojan Boshkovski,  doc. dr.  Ivan Barbov, as. dr. Blagoj Shuntov, dr. Radmila Pangovska,  dr. Jasna Bushinoska.

 -për kryerjen me sukses të operacionit të parë në  Republikën e Maqedonisë së Veriut: IMPLANTIMI I STIMULUESIT TË NERVIT VEGUS (VNS), te pacient me epilepsi rezistente ndaj barnave.

  

2. EKIPI PËR IMUNIZIMIN NGA KOVID-19 PRANË SHTËPISË SË SHËNDETIT SHKUP

-për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe kontributin altruist në procesin e imunizimit të popullatës

 

Persona juridikë  

 1.ISHP Instituti i Letërsisë Maqedonase – Shkup

  -për punë 40-vjeçare në fushën e shkencës, arsimit dhe kulturës dhe projekteve të realizuara për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit.

 

2. SHFK „Kiril dhe Metodij“ fshati Stajkovcë, Komuna Gazi Baba, Shkup

 - për arritjen e rezultateve të shkëlqyera në procesin mësimor dhe aktivitetet jashtëshkollore në shkollë dhe jashtë saj.

 

Person nga vend tjetër

 1. RADE SHERBEXHIJA , regjisor, aktor

 -për kontributin e madh në jetën kulturore-artistike dhe afirmimin e qytetit të Shkupit nëpërmjet filmit „Çlirimi i Shkupit“.

 

Nxënës dhe studentë

1. SANDRA NEDANOVSKA , nxënëse në SHMP „Jahja Kemal“- Shkup

 -për arritje të suksesshme në kontinuitet në aktivitetet mësimore dhe jashtëshkollore që përbëjnë një kontribut të veçantë për përparimin dhe afirmimin e qytetit të Shkupit brenda dhe jashtë vendit.

 

Çmimi "13 Nëntori" i Qytetit të Shkupit u ndahet personave fizikë dhe juridikë në shenjë mirënjohjeje nga Qyteti i Shkupit për arritjet në ekonomi, shkencë, art, kulturë, edukim dhe arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, sport dhe kulturë fizike, kulturë teknike, mbrojtje dhe promovimin e mjedisit dhe natyrës, si dhe në segmente të tjera të jetës, punës dhe krijimtarisë, të cilat janë një kontribut i veçantë për zhvillimin e qytetit të Shkupit dhe përparimin dhe afirmimin e tij të përgjithshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në botë. Çmimi mund t'u ndahet edhe individëve dhe personave juridikë nga vende të tjera që kanë dhënë një kontribut të veçantë për Qytetin. Gjithashtu, Çmimi u ndahet nxënësve dhe studentëve për punë krijuese ose arritje të suksesshme në kontinuitet në aktivitetet mësimore dhe jashtëshkollore që përbëjnë një kontribut të veçantë për përparimin dhe afirmimin e qytetit të Shkupit.