
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska mori pjesë në aksionin për mbjelljen e pemëve në “Parkun e Parajsës” në Aerodrom 1.12.2021
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot mori pjesë në aksionin për mbjelljen e pemëve në “Parkun e Parajsës” në Aerodrom, të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Aksioni është pjesë e agjendës së Programit për financimin e ekonomisë së gjelbër të Ballkanit Perëndimor (WB GEFF), i cili mbështet amvisëritë për investime për përmirësimin e efikasitetit energjetik, gjatë të cilit u mbollën 50 pemë të llojit katalta si shprehje e aspiratave për gjelbërimin e qytetit të Shkupit.
- Qyteti i Shkupit do të fokusohet në mbështetjen e aktiviteteve që synojnë mbrojtjen e mjedisit jetësor të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi krijimin e një të ardhme më të mirë. Me përpjekje kolektive, mund të ndikojmë dhe të lëvizim drejt tranzicionit të gjelbër dhe të realizojmë vizionin për rritjen e ndërgjegjësimit ekologjik duke mundësuar në të njëjtën kohë krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Edhe aktiviteti i sotëm është një hap përpara drejt përmirësimit të kushteve në bashkëpunim me organizatat partnere me të cilat së bashku do të kontribuojmë që Shkupi të jetë një qytet i qëndrueshëm dhe ekologjikisht i pastër – tha sot kryetarja Arsovska.
Aksioni për mbjelljen e pemëve është aktivitet simbolik i gjelbër në Shkup, për promovimin e kontributit të organizatave partnere në suksesin e programit GEFF në Maqedoni.
Në aksion morën pjesë edhe Andi Aranitisi, përfaqësues i BERZH, ambasadori i BE-së Dejvid Gir, ambasadori i Austrisë Georg Voutsas, kryetari i komunës së Aerodromit Timço Mucunski dhe përfaqësuesit e bankave lokale partnere në këtë program.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK