Po rregullohet gjelbërimi anësor dhe qendror në bulevardin Aleksandri i Maqedonisë në dalje të Shkupit 2.4.2022

Ekipet e NP "Parqe dhe gjelbërimi" këto ditë janë duke punuar në rregullimin e gjelbërimit anësor dhe qendror të bulevardit Aleksandri i Maqedonisë në dalje nga Shkupi. Në pjesën nga "Agroservis" deri te mbikalimi i autostradës Shkup-Veles, po kositet sipërfaqja e barit dhe vegjetacioni i rritur i egër, ndërsa po mblidhen mbeturina nga zhardiniera e mesme dhe gjelbërimi anësor përgjatë autostradës.

Ekipet e NP "Parqe dhe gjelbërimi" vazhdimisht po punojnë në pastrimin e park- pyllit Vodno. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ekipet e NP Parqe dhe gjelbërim kanë mbledhur dy kamionë të mbushur me mbeturina gjatë javës së kaluar.

Apelojmë qytetarët që të kujdesen për natyrën, të hedhin mbeturinat në shportën më të afërt të mbeturinave dhe ta mirëmbajmë të pastër Vodnon.