FILLOI RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS EKSPEDITA E SHKURTIT 2.7.2019

Qyteti i Shkupit filloi rikonstruksionin e rrugës Ekspedita e shkurtit në Komunën e Aerodromit. Sot, kryetari Petre Shilegov i mbikëqyri punimet ndërtimore në këtë rrugë.

- Qyteti i Shkupit vazhdon intensivisht me rindërtimin e rrugëve kryesore gjithkund në qytetin tonë. Sot e kemi filluar riparimin e kësaj rruge e cila është shumë e frekuentuar dhe e dëmtuar në vendbanimin Lisiçe e re. Riparimi i kësaj rruge do të bëhet në gjatësi prej 720 metrash dhe planifikohet të përfundojë, siç më është bërë traditë, për kohë rekorde, brenda 20 ditëve - tha Shilegov.

Ai shtoi se imperativ i Qytetit është që të sigurojë rrugë të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, pa krijuar bllokime të trafikut.

Për rikonstruksionin e kësaj rruge, Qyteti i Shkupit do të shpenzojë rreth 7, 49 milion denarë - tha Shilegovi

Kryetari Shilegov, përsëri u bëri lutje qytetarëve për mirëkuptim derisa të zgjasin aktivitetet ndërtimore. Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor dhe t'i ndjekin informatat mbi regjimin e përkohshëm të trafikut të cilat i publikon Qyteti i Shkupit.