Janë kryer intervenime të shumta nga ana e ekipeve të ndërmarrjeve publike pas motit të lig që kaploi Shkupin 2.7.2022

Pas motit të lig që sot kaploi territorin e qytetit të Shkupit, ekipet e NP "Ujësjellës dhe Kanalizim", NP "Rrugë dhe rrugica", NP "Higjiena Komunale", NP "Parqe dhe gjelbërim" kanë intervenuar në të gjitha lokacionet që ishin vende kritike nga uji i akumuluar, drurë të shkulur apo të rrëzuar, degë të rëna, sanimi i sinjalistikës së trafikut dhe pastrimi i sipërfaqeve.

Nga ana e NP "Ujësjellës dhe kanalizim" është kryer pastrimi i pusetave për të mundësuar apsorbimin e ujit. Janë pastruar pikat kritike: nënkalimi tek Shtëpia e mallrave, bulevardi Ilinden në disa pika, bulevardi "Partizanski Odredi", rruga Jordan Mijalkov, disa lokacione në Komunën e Karposhit, rruga Pavel Shatev, në afërsi të stacionit të policisë në Bit Pazar, kryqëzimi përballë "Ist Gejt" si dhe ndërhyrje të tjera. Linjat atmosferike dhe të kanalizimeve në këto lokacione janë të pastruara.

Ekipet e NP "Rrugë dhe rrugica" kanë ndërhyrë për riparimin e një semafori të rënë në kryqëzimin tek QT "Mavrovasja" dhe riparuan një gjysmëportal të shtrembëruar në bulevardin Shën Klimenti i Ohrid.

Ekipi kujdestar i Sektorit - Rreshtdrurët të NP "Parqe dhe Gjelbërim" u përgjigj menjëherë pasditen e sotme për të pastruar terrenin nga degët dhe drurët e rëna në të gjithë qytetin.

Ndërhyrje po kryhet edhe në bulevardin Cvetan Dimov, në disa lokacione afër Bit Pazarit dhe QT "Mavrovasja", në rrugën Gjorgi Dimitrov në Kisella Voda, në dy lokacione në Parkun e qytetit, në rrugët Orce Nikolov, Çairska, Dame Gruev, Nikolla Tesla. Cico Popoviç, Banatska, rruga Aminta Treti, në disa lokacione në bulevardin Shën Klimenti i Ohrid, rruga Miroslav Krlezha, në bulevardin Teodosij Gologanov, rruga Orce Nikolov, bulevardi Krste Petkov Misirkov, rruga Ivan Kozarov, në parkun Gruaja luftëtare, si dhe në bulevardin Koço Racin.

Tashmë janë pastruar plotësisht disa lokacione, ndërsa ekipet e NP "Parqe dhe gjelbërim" do të vazhdojnë me pastrimin edhe gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë ditës së nesërme.

Ekipet e NP "Higjiena Komunale" në koordinim me ndërmarrjet e tjera po vazhdojnë t'i pastrojnë rrugët dhe bulevardet, si dhe një pjesë të shtigjeve për këmbësorë, me qëllim që të jenë të kalueshme. Pastrimi i sipëfaqeve të qytetit do të vazhdojë edhe gjatë mbrëmjes dhe ditën e nesërme.

U bëjmë thirrje qytetarëve në rast se nevojitet intervenim në ndonjë lokacion nga shërbimet e Qytetit të Shkupit apo ekipet e ndërmarrjeve publike që kërkesat e tyre t'i dërgojnë në adresën 24@skopje.gov.mk.