
SHILEGOV: QYTETI I SHKUPIT SERIOZISHT INVESTON NË ARSIM 2.9.2019
Kryetari Shilegov sot uroi fillimin e vitit të ri shkollor nxënësve të shkollave të mesme në SHMQSH "Rade Jovçevski Korçagin", por edhe të gjithë nxënësve tjerë në shkollat e mesme dhe fillore në Shkup. Ai u dëshiroi fëmijëve suksese në mësime dhe rezultate të mira në aktivitetet e tyre të rregullta shkollore.
- Në Shkup jetojnë shumë fëmijë të talentuar dhe unë pres që me punën e tyre në kuadër të mësimit ai talent të mund të del tërësisht në sipërfaqe. Në jetë mund të fitoni dhe humbni gjithçka, por jo edhe diturinë. Qyteti i Shkupit investon seriozisht në arsim, në infrastrukturën shkollore. Në fazë përfundimtare janë rikonstruksionet e fasadave të shkollave të mesme "Cvetan Dimov" dhe "Marija Kiri Skllodovska" të cilat këtë vit do të fitojnë fasada të reja, me efikasitet energjetik dhe me pamje moderne - tha kryetari Shilegov, gjatë vizitës në shkollën e mesme "Rade Jovçevski Korçagin".
Shilegovi rikujtoi se para fillimit të vitit shkollor, Qyteti i Shkupit e ndërtoi pamptrakun e parë në Shkup. Ky shteg adrenaline për biçikleta, rroshulla dhe skejtbordë është vendosur në afërsi të shkollës Rade Jovçevski Korçagin, në lokacion lehtë të arritshëm, dhe i përshtatshëm për nxënës nga shumë shkolla.
Në fillimin e vitit të ri shkollor, biblioteka e qytetit "Vëllezërit Milladinovi" në mënyrë simbolike dhuroi disa pako librash për nevojat e bibliotekës shkollore në gjimnazin "Rade Jovçevski Korçagin".
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK