ME RIKONSTRUKSIONIN, RRUGA XHON KENEDI DO TË KETË SHTIGJE PËR BIÇIKLETA DHE TROTUARE TË LIRUARA 2.9.2020

Rruga Xhon Kenedi në Çair për më pak se dy muaj do të marrë pamje të re. Nga sot, ekipet e Qytetit të Shkupit po riparojnë këtë rrugë të rëndësishme, në pjesën nga bulevardi Brigada maqedonase-kosovare deri te bulevardi Hristijan Todorovski Karposh. Në periudhën e ardhshme, në këtë pjesë do të ndërtohen edhe shtigjet e biçikletave, do të zëvendësohen edhe skajoret e dëmtuara, si dhe pusetat dhe ulluqet ekzistuese do të nivelizohen, në gjatësi prej 1.123 metrash.

Pas rikonstruksionit, rruga Xhon Kenedi do të jetë rruga e 5-të në territorin e Çairit me shtigje biçikletash të formuara, pas rrugëve Kemal Sejfulla dhe Brigada e dytë maqedonase dhe bulevardet Hristijan Todorovski Karposh dhe Bosnjë dhe Hercegovina.

- Kemi pranuar reagime pozitive nga qytetarët e pjesës veriore të Shkupit, përveç rikonstruksionit të rrugës Xhon Kenedi, javën e ardhshme do të fillojmë me rindërtimin e rrugës së Brigada mqedonase-kosovare. Bulevardi Hristijan Todorovski Karposh tashmë është ndërtuar, bulevardi Bosnje dhe Hercegovina është në ndërtim e sipër dhe është ndërtuar një rrethrrotullim në Çair - me një qëllim, si strategji e qytetit, për të siguruar zhvillim të ekuilibruar të infrastrukturës sepse kjo pjesë e Shkupit ishte jashtë planeve për çfarëdo veprimi. Kur është fjala për infrastrukturën, të gjithë qytetarët e Shkupit duhet të kenë të njëjtat kushte - tha sot kryetari Petre Shilegov.

Vlera e projektit për rikonstruksionin e rrugës Xhon Kenedi  është rreth 25.8 milion denarë, ndërsa afati i ndërtimit është 40 ditë.

Shilegovi u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë durim derisa të kryhen punimet ndërtimore në këtë pjesë dhe të respektojnë regjimin e përkohshëm të trafikut.

Në fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Xhon Kenedi, ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi.