SHILEGOV: NË SHKOLLËN E MESME TË MJEKËSISË, PROGRAM MËSIMOR ME DREJTIM TË RI - “TEKNIKË FARMACEUTIKË NË INDUSTRINË FARMACEUTIKE” 2.9.2021

Sot, në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr.Pançe Karagjozov”, u promovua paralelja “Teknikë Farmaceutikë në Industrinë Farmaceutike” Në promovim mori pjesë kryetari Petre Shilegov, kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, drejtoresha e shkollës së mesme të mjekësisë, Maja Saliu, drejtoresha për prodhim nga farmacia dhe anëtare e bordit të drejtorëve të “Alkaloid” Milkica Gligorova dhe koordinator i projektit Nikola Eftimov.

- Nga sot, për herë të parë në vendin tonë në shkollën e mesme të mjekësisë, do të realizohet program mësimor për drejtimim e ri - teknik farmaceutik në industrinë farmaceutike. Me iniciativë të shkollës së mesme të mjekësisë “Dr. Pancçe Karagjozov dhe SHA - Alkaloid u përgatit program mësimor që është verifikuar dhe miratuar nga MASH, dhe është përshtatur me nevojat e sektorit të industrisë farmaceutike. Kjo lëndë mësimore është krijuar specifikisht për nxënësit e vitit të 3-të dhe të 4 të sektorit të shëndetësisë dhe mbrojtjes shëndetësore në arsimin e mesëm profesional. Nga ky vit shkollor, pas interesimit të lartë për regjistrim, 23 nxënës u zgjodhën për të filluar ndjekjen e mësimit në paralelen e sapoformuar duale - tha Shilegov, në promovimin e paraleles.

Mësimi do të zhvillohet në ambientet e shkollës dhe në kompaninë Alkaloid-SHA, nga mësimdhënës profesionistë dhe mentorë të certifikuar. Nxënësit në pjesën praktike të mësimit do të përfshihen drejtpërdrejt në procesin e punës së kompanisë, duke përfituar nga njohuritë dhe aftësitë e nevojshme që i bën konkurrues në tregun e punës me mundësi për punësim menjëherë pas përfundimit të arsimit të mesëm. Kompania do të ofrojë pajisje mbrojtëse, kontrolle sistematike, vakt të nxehtë dhe bursa mujore prej 3.000 denarë për secilin nga këta nxënës gjatë gjithë shkollimit të tyre.

- Qëllimi i këtij programi është profesionalizmi i kuadrove te reja për nevojat e kompanive dhe rritja e vlerës së arsimit profesional. Si kryetar i Qytetit dua të shpreh falenderimet e mija për Alkaloid - SHA si dhe për të gjitha ato kompani nga sektorë të ndryshëm që në bashkëpunim me shkollat e mesme profesionale ofrojnë mundësinë e realizimit të mësimit praktik në fushën e atyre drejtimeve. Kjo çështje na tangon të gjithëve,edhe si institucione, por edhe si njerëz mbi të gjitha, sepse ne mbajmë përgjegjësi tek fëmijët tanë, tek të rinjtë, për t’u ofruar atyre arsim cilësor që do të arrijë qëllimin primar për krijimin e kuadrove të kualifikuara dhe profesionale, e të cilat do t’u përgjigjen nevojave të tregut të punës, para së gjithash në vendin tonë, por edhe më gjerë -theksoi Shilegov.