SHILEGOV: DJE HUMBËM NJË NJERI TË MADH, MIK TË MADH 2.12.2020

Në nderim dhe kujtim të Enver Maliqit sot me një minutë heshtje, u mbajt seanca përkujtimore online që u transmetua në kanalin Facebook të Qytetit të Shkupit.

Në seancën komemorative të nënkryetarit të ndjerë të Qytetit të Shkupit, i lanë lamtumirën familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

- Me pikëllim të thellë dhe ndjenjën e humbjes së madhe dje mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të mirë Enver Maliqit, nënkryetarit dhe biznesmenit të suksesshëm. Me largimin e tij humbëm një mik të madh dhe të sinqertë, por edhe një bashkëpunëtor që me vetëmohim ndau përvojën e tij të gjerë në shumë fusha. Meqë ishte njeri me shpirt të harreshëm, ishte e lehtë të i diskutoje me të, të gjitha temat, kështu shpesh shkëmbenim opinione për zhvillimin e vetëqeverisjes lokale, ekonomisë, dhe temat politike që lidhen me vendin dhe rajonin. Ata që e njohën Enverin, e dinë se ai nuk kishte frikë nga asgjë dhe ishte gjithmonë i gatshëm për sfida të reja. Enveri ishte një nga biznesmenët më me ndikim në vend dhe prandaj ishte i respektuar në komunitetin e biznesit si biznesmen i suksesshëm, por edhe si humanist dhe filantropist i madh. Nuk ka fjale qe mund te lehtesoje dhimbjen e familjes qe ka pesuar nje humbje te pa kompenzueshme, por kemi humbur edhe te gjithe ne qe e njihnim Enverin. Ai ishte njeri me zemër të madhe dhe I kuptonte problemet dhe nevojat e bashkëqytetarëve të tij. Rruga jote qoftë e ndritshme, miku im, dhe u prehsh në paqe - tha Shilegov në séance përkujtimore.

Në emër të këshilltarëve të Qytetit të Shkupit, ngushëllime të thella familjes Maliqi shprehu Besnik Ajeti, nga BDI.

- Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të kolegëve t'i shpreh ngushëllimet e mia të thella për largimin nga kjo botë e kolegut, afaristit dhe njeriut më modest që kam njohur, të ndjerit z. Enver Maliqi. Padyshim, z. Enveri ishte i veçantë në profesionin e tij dhe më gjerë. Në këtë ditë të nderuar, shpirtërisht dhe në lutje jemi bashkë me familjen Maliqi. I përjetshëm qoftë kujtimi për të - tha Besnik Ajeti.

Sot, në hapësirat e Qytetit të Shkupit (para hyrjes në Kabinetin e kryetarit, baraka numër 4), u hap libri i zisë për nënkryetarin e ndjerë Enver Maliqi. Të gjithë qytetarët që duan të regjistrohen në librin e zisë mund ta bëjnë këtë nga ora 11deri në ora 16:30 deri të premten.