
Qyteti i Shkupit me mbështetje për qendrat ditore për personat me aftësi të kufizuara intelektuale „PORAKA“ 2.2.2022
Qyteti i Shkupit dhe Qendra për Mbështetjen e Personave me Aftësi të Kufizuara Intelektuale „PORAKA“ Shkup nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e dy qendrave për personat me aftësi të kufizuara intelektuale “PORAKA” të cilat gjenden në lagjet Aerodrom dhe Kapishtec, që është parashikuar në Programin e aktiviteteve nga fusha e mbrojtjes sociale, fëmijëve dhe shëndetësore në qytetin e Shkupit për vitin 2022.
Qendrat ditore për personat me aftësi të kufizuara intelektuale – PORAKA sigurojnë mbështetje për personat me aftësi të kufizuara intelektuale në baza ditore, trajnim për përvetësimin dhe përsosjen e aftësive për jetë të pavarur, programe pune-profesioni, programe arsimore dhe aktivitete sociale. Pjesë e aktiviteteve programore janë edhe komunikimi dhe shoqërimi në grup dhe jashtë tij, rehabilitimi fizik, programe trajnuese për zhvillimin e aftësive për krijimtari kulturore, aftësimi për punë me kompjuter dhe programe kompjuterike, programe trajnuese për përvetësimin e zanateve tradicionale etj.
Qendra ditore – PORAKA që gjendet në bulevardin “Jane Sandanski” nr. 70, lok. 1, prapa QT „Biser“, në Komunën e Aerodromit, punon çdo ditë pune, nga ora 7 deri në orën 16:30.
Qendra për Personat me Aftësi të Kufizuara Intelektuale mbi moshën 18-vjeç, gjendet në rrugën “Vasil Gjorgov” nr. 4, në Kapishtec.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK