Inspektim i aktiviteteve ndërtimore - Korsi e re për biçikleta dhe këmbësorë në bulevardin “Serbia” dhe në bulevardin “Video Smilevski Bato” 2.3.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me kryetarin e Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski dhe drejtorin e NP “Rrugë dhe Rrugica”, Boris Nastov, inspektuan aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e korsisë për biçikleta dhe këmbësorë në bulevardin “Serbia”, si dhe zgjatimin e korsisë për këmbësorë në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato”.

U konstatua se aktivitetet ndërtimore në korsitë po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar dhe përfundimi i tyre planifikohet brenda afatit të përcaktuar. Gjelbërimi qendror do të ruhet dhe rinovohet, ndërsa pjesët anësore të bulevardeve do të rregullohen me sipërfaqe të reja të gjelbëruara dhe me fidanë të rinj.

Ndërtimi i korsisë për biçikleta dhe këmbësorë në bulevardin “Serbia” është në segmentin nga bulevardi “Fevruarski Pohod” drejt bulevardit “ASNOM”, në gjatësi 850 metra dhe gjerësi 4 metra (2 metra korsi për biçikleta dhe 2 metra korsi për këmbësorë), në një sipërfaqe të përgjithshme prej 3400 metrash katrorë.

Ndërtimi i korsisë për këmbësorë në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” është në segmentin nga bulevardi “Fevruarski Pohod” deri në bulevardin “ASNOM”, me gjatësi 300 metra dhe gjerësi 3 metra, në një sipërfaqe të përgjithshme prej 900 metrash katrorë.

Ndërtimi i korsive të reja për biçikleta dhe përmirësimi i infrastrukturës ekzistuese të biçikletave në Shkup është një nga prioritetet e administratës së re të Qytetit. Njëkohësisht do të punohet edhe për zhvillimin e rrjetit të biçikletave drejt lagjeve periferike, gjë me të cilën do të ulet rreziku i udhëtimit me biçikletë në rrugët automobilistike, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve të cilët përdorin transportin alternativ.